Pak ditë para Kuvendit të thirrur në 18 dhjetor, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se PD është themeluar për të rrëzuar kultin e individit.
Sipas tij, demokratët do të bashkohen më 18 dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen dhe për t’i dhënë fund tranzicionit.
“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin, – shkruan Basha. – Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”, vijon Basha.
Në 11 dhjetor, Partia Demokratike mblodhi Kuvendin Kombëtar të thirrur ga Sali Berisha dhe Lulzim Basha u shkarkua nga detyra e tij si kreu i PD. Në 18 dhjetor pritet që të mbahet dhe referendumi për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.