Me një pikë shitjeje karburanti në sfond, Lulzim Basha përcolli një videomesazh, ku kërkoi nga Qeveria që të ndërhyjë për të ulur çmimin e karburanteve që ka kapur shifra rekord mbi 230 lek për litër.
Basha thotë se Qeveria i ka të gjithë mekanizmat për të ulur çmimin, përmes uljes së taksave që ndikojnë drejtpërdrejt në të.
“I bëj një thirrje të përsëritur qeverisë të marrë masa duke hequr taksën e qarkullimit Rama mbi karburantin, 240 lekë për litër dhe duke marrë masa të tjera shtesë për të stabilizuar në këto ditë të vështira çmimin e karburantit, i cili ka një efekt të drejtpërdrejt në mallrat dhe shërbimet bazë për të gjithë qytetarët.
“Është detyra e qeverisë t’ju vijë në ndihmë njerëzve dhe bizneseve në këto kohë të vështira dhe qeveria shqiptare i ka të gjitha mundësitë duke ulur taksën që t’ju vijë në ndihmë njerëzve në nevojë në mënyrë që ju të paguani më pak për karburantin, të paguani më pak për mallrat e tjera dhe shërbimet e tjera bazë, çmimi i të cilave ndikohet drejtpërdrejt dhe rritet nga çmimi i karburantit”, vijoi ai.
“Ndaj e përsëris thirrjen që qeveria t’ju vijë në ndihmë njerëzve duke bërë të mundur që çmimi i karburantit të mbahet nën kontroll përmes uljes së taksave që ndikojnë tek çmimet”, shtoi Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.