Gjatë takimeve me disa biznese në Durrës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, mësoi nga një farmaciste se trajtimi i një të prekuri me COVID-19 shkon mesatarisht 500 deri në 600 mijë lekë të vjetra, pa rimbursim.
Sa shkon mesatarisht për një të sëmurë kostoja?, e pyet Basha
“Shkon gati.. shifra është e lartë, është e lartë në varësi të gjendjes aktuale që mund të jetë sepse…’ Shkon 500-600 mijë lekë? Apo dhe më shumë? ‘Shkon shkon. Ato që janë trajtime që marrin në shtëpi shkon edhe më shumë. Patjetër shkon goxha shtrenjtë”
Nga ana e tij, kryetari i PD-së njoftoi edhe për të prekurit nga COVID, PD-ja përmes paketës së rimëkëmbjes gjatë pandemisë ka propozuar që kush është i sëmurë dhe trajtohet në shtëpi për COVID t’i rimbursohen 100% medikamentet, i gjithë trajtimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




