Politike

Basha ndërron qëndrim, dakord me komisionin e posaçëm parlamentar por me kushte: Të bëhet njëherë vettingu i politikanëve

Të enjten, Lulzim Basha, (ndryshe nga sa deklaroi më herët por edhe Enkelejd Alibeaj vetëm 24 orë para), u shpreh i hapur që të punojë me mazhorancën, pas propozimit të kësaj të fundit për një Komision të Posaçëm parlamentar por me kushte. Basha tha se duhet të marrë garanci nga SHBA për transparencë, ndërsa shtoi se është i gatshëm të ulet nëse bëhet vettingu i politikanëve.

“Pjesë e procesit të luftës kundër korrupsionit është PD. Ndaj e përshëndes Ambasadën amerikane që kërkon transparencë. E vetmja parti që kërkon transparencë është PD dhe i depoziton ato në institucione. Këta duan që ta zhbëjnë SPAK. E shoh si inkurajon për veprat tona dhe paralajmërim për ata që flasin dhe bëjnë gjë tjetër. PD ka propozuar vettigun e politikanëve dhe pas 6 muajsh duan ta fusin në Kuvend, e përshëndes këtë gjë. Bashkëpunimi duhet të jetë bipartizan dhe transparent.

PS nuk ka nismë, por një deklaratë qesharake që nuk i shkon një qeverie 11 vjeçare. Nuk besoj se shpallje të tilla paraelektorale përbëjnë bazë mbi diskutimet serioze. Projekt serioz është vettingu për politikanët. Ndryshe nga hëna, dielli, toka dhe kalendarët e tjerë politikë, politika duhet të ndjekë kalendarin e interesit publik. Duhet t’i përgjigjemi jo me akte formale”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë