Politike

Basha me komisionerin e BE: Angazhim maksimal për projektet që zhvillojnë vendin

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER.
Lidhur me këta takim, Basha tha se ai dhe opozita e bashkuar po bashkëpunojnë me Berlinin. Ai shprehet se ka qenë një bashkëpunim tepër i frytshëm me Gjermaninë, ku në fokus të bisedës ka qenë zhvillimi ekonomik i Shqipërisë.
“Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER. Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqenie, zhvillim ekonomik për qytetarët për Shqipërinë si Europa”, shkruan Basha.
Vizita e liderit të PD-së në Gjermani vjen dy ditë pas protestës së shtatë të opozitës.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2437119779672522

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë