Kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën përmbyllëse të protestës së të enjtes pasdite nga Elbasani bëri apel të fortë për zhvillimin e protestave çdo ditë, duke e cilësuar si kulmore atë të 11 majit. “Largimi i tij është çështje kohe. Beteja do të vazhdojë orë e minutë, do të shtrihet anembanë vendit, do të luftojmë në çdo shesh dhe në fshat. Ta kulmojmë këtë betejë me një kulm tjetër në Tiranë. Çdo minut dhe orë deri në 11 maj, armata e lirisë dhe demokracisë është e vendosur për të mos bërë asnjë hap pas”, deklaori Basha. Ai theksoi se kjo është një betejë e papërkulur deri në fitoren e demokracisë.
Basha paralajmëroi se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë dhe se më 30 qershori i gjithë populli do të reagojë duke mos lejuar një proces të tillë. “Mirënjohje të thellë për gjithçka që keni bërë, beteja jonë vazhdon, më 30 qërshor ne nuk do të lejojmë më krimin të diktojë zgjedhjet, nuk ka zgjedhje pa opozitë, nuk do të ketë dhe s’ka zgjedhje farsë. Kjo ditë që do të gdhijë më 30 qershor, do të jetë dita e bashkimit të shqiptarëve për të pëcaktuar një datë zgjedhje vendore dhe të përgjithshme të parakohshme. Në 30 qershor do të caktojmë një datë tjetër për zgjedhjet e parakohshme, nën kujdesin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër”, deklaroi kryedemokrati.
Më pas ai theksoi se opozita është shumica morale, politike e vendit, duke theksuar se kjo u arritur falë vendosmërisë së shqiptarëve, të cilët organizuan katër protesta në pak vite.
“Mungon një qeveri e dalë nga populli, por atë e zgjedh krimi dhe droga. Dita dhe ora që qeveria të japë llogari po afron e nuk ka fuqi që e ndal një gjë të tillë. Shqipëria sot është e ndarë me thikë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve presin që ta flakin Ramën dhe shpurën e tij për të pasur parlament demokratik e afër njerëzve të thjeshtë e jo për të qenë parlamenti kriminal e i tmerrit”, theksoi Basha.
Ndërsa një apel ai lëshoi në adresë të ndërkombëtarëve për të mos i penalizuar shqiptarët duke ia vendosur vizat.
“Kjo betejë që kemi nisur ka transformuar brenda 10 javëve Shqipërinë. Sot shqiptarët e bashkuar rreth opozitës janë mazhoranca e re. Jemi bashkë jo vetëm për një rotacion politik, por për ti dhënë fund tranzicionit të zgjatur dhe për të hapur bashkë derën për në Evropë. Mos ndëshkoni popullin tim. Mos riktheni vizat për shqiptarët, ne do tja heqim vizën Edi Ramës. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsionit dhe do të kthejmë dinjitetin. I drejtohem niqve europian mos ndësjkinin populli tim, mos ia vendosni vizat, ne do t’ia heqim vizat Edi Ramës, ne do ta çlirojmë shqipërinë nga qeverisja me krimi dhe korrupsioni”, theksoi Basha.
Protesta e sotme e opozitës për bllokim e rrugëve në 12 akset kryesore zgjati 2 orë. Aksioni i radhës së opozitës ai i 11 majit, kur është paralajmëruar protesta kombëtare përpara Kryemnistrisë në ora 18:30. Ndërsa aksioni politik i opozitës mësohet se nuk do të ndalet vetëm me kaq, pasi mund të ketë protesta në ato qytete ku kryeministri Edi Rama mund të zhvillojë takimet e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




