Politike

Basha: Kuvendi të pranojë propozimet e mia për fuqizimin e SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke reaguar për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po raporton kreu i SPAK, Altin Dumani, kërkoi edhe njëherë që Kuvendi të përfshijë propozimet e PD për fuqizimin e SPAK.

"Ata që liruan me amnisti të korruptuarit e dënuar nga SPAK/GJKKO po marrin në pyetje SPAK-un. Nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përkundrazi, mbajnë bllokuar nismat ligjore të PD-së për t'i ardhur në ndihmë SPAK-ut dhe BKH-së", shkruan Basha në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë