Politike

Basha i kujton Ramës premtimet e pambajtura

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha , ka akuzuar kryeministrin Edi Rama nga selia blu në një deklaratë për median se ai ka bërë vetëm propagandë gjatë këtyre 8 viteve dhe ende nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Sipas tij, Rama po bën të njëjtën gjë edhe tani që rrugët janë të bllokuara nga moti i keq dhe që vendi është nën ujë.

“Njerëzit po jetojnë në cadra. Gra e fëmijë po vuajnë të ftohtin. Katastrofa natyrore kanë ndodhur këto kohë dhe gjithmonë do të ndodhin. Pyetja e vetme që shtrohet është: ç’po bëhet për të shmangur sa më shpejt e sa më mirë pasojat që i vuajnë qytetarët? Çfarë bën Edi Rama sa herë njerëzit kanë nevojë për ndihmën e shtetit?

Vetëm propagandë.”- citoi kreu i PD.

Ai rikujtoi disa premtime të Edi Ramës të cilët nuk janë mbajtur.

“Rama premtoi para 8 vjetësh kujdes shëndetësor falas për të gjithë, por e nuk bëri dhe shëndetësia është në kolaps. Rama premtoi para 4 vjetësh se do të ulte kostot e jetesës, po kostot e jetesës vetëm rriten.

Ka ardhur koha të ndryshojmë dhe të largojmë Ramën.”- citoi ai më tej.

Në fund , Basha theksoi që prej disa muajsh ai po punonte me specialistët më të mirë për të sjellë plane serioze pune për qytetarët shqiptarë në të gjitha fushat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë