Politike

Basha: Dënimi i Tahirit tregoi vërtetësinë e akuzave të PD. Kapobanda është vetë Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Sipas Bashës, vendimi i dhënë ditën e sotme tregon vërtetësinë e akuzave të Partisë Demokratike. Kapobanda është vetë Edi Rama, shkruan Basha në rrjetet sociale.

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin, dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të struktuar kriminal, janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën”, shkruan Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë