Politike

Basha çon logon në rekurs, por fillon paralelisht ndryshimet për identitetin partiak

Pasi Gjykata e Apelit e la pa vulë dhe ia kaloi atë Sali Berishës, Lulzim Basha ka filluar ndryshimet e para që reflektojnë deri edhe logon.

Në profilin e tij në Facebook, Basha e ka zëvendësuar logon dhe sloganin e deri djeshëm të PD-së.

Pas vendimit të Apelit, Lulzim Basha, vendosi t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs.

Por teksa procedurat ligjore do marrin kohën e tyre, Basha duket se ka zgjedhur të mos mbetet pa një identiteti politik.

Ai e identifikon forcën e tij politike si demokratët euroatlantike dhe ka mbuluar ngjyrën blu të flamurit të PD me atë të shqiponjës me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë