Lulzim Basha deklaroi përmes një postimi në Facebook se demokratët në Himarë janë viktimë e pazarit Rama-Berisha.
“Sali Berisha ka shitur demokratët për të mbrojtur veten, sepse nuk ka as hallin e Himarës as hallin e Shqipërisë, por vetëm hallin e tij.
Demokratët dhe qytetarët e Himarës janë viktimë e pazarit Rama-Berisha. Tani kishte vulën, komisionerët dhe fondet, me të cilat justifikohej për humbjen dërrmuese të 2023, po sot pse e humbi Himarën?! Sepse interesi i tij nuk është fitorja, por përdorimi i PD-së si strehë për të mbrojtur interesat e tij dhe familjes së tij
Pasi amnistoi të korruptuarit bashkë me Ramën, pasi mbylli listat bashkë me Ramën, Sali Berisha nuk mund të mashtrojë më për dorëzimin toptan të opozitës në këmbët e ortakut të tij.
Po! Edi Rama është shkatërruesi i zgjedhjeve në Shqipëri. Ai, ashtu si Sali Berisha, është i gatshëm të bëjë gjithçka për interesin e tij”, shkruan Basha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.