Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me sipërmarrës të agjencive turistike, për të treguar në detaje se “programi është realist dhe i zbatueshëm”.
“Prioriteti kryesor në program është ekonomia, është punësimi dhe këtu hyn edhe turizmi si një nga degët me potencialin më të madh për të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, hapjen e 110 mijë vendeve të punës, thithjen e investimeve, krijimin e një klime të përshtatshme të biznesit që do t’i paraprijë kësaj dhe rritjen e të ardhurave individuale dhe familjare të shqiptarëve…”
Basha u shpjegoi sipërmarrësve edhe unifikimin e TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë.
“Besoj e keni parë nga plani ynë që ne do të bëjmë unifikimin e taksës e tatimit mbi vlerën e shtuar, të TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë. Në programin tonë 6% unifikohet TVSH-ja për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë operatorët turistikë për të gjithë zinxhirin, për të gjitha këto. Dhe një nga masat që prek gjithë ekonominë por dhe ju në veçanti është inspektoriatet.
Inspektoriatet do të kenë një moratorium 12 mujor deri në një reformim sipas modelit Europian. Që do të thotë 12 muaj nuk do të ushtrojnë absolutisht asnjë nga sjelljet, pranitë terrorizuese me biznesin dhe pas kësaj me modelin europian që do t’i reformojmë këto inspektoriate…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.