Lojëra me Dore

Barti triumfon në Australian Open, është ajo mbretëresha e Melburnit

Numri 1 në botë në tenisin e femrave nuk fal në shtëpinë e saj. Ashlei Barti ka mundur pas dy setesh amerikanen Daniele Kolins, 6-3 dhe 7-6. Ky është turneu i tretë Slam i fituar në karrierë nga 25-vjeçarja, pas Roland Garros 2019 dhe Uimbëlldon 2021. Ajo ka thyer mallkimin 44-vjeçar, duke kthyer titullin në Australi.

Ulerima e Barti pas fitores. Gazeta Si, 29 janar 2022

Barti ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe në fund ka triumfuar në Australian Open 2022. Në finalen e Melburnit ajo ia ka dalë të mposhtë Kolins pas një seti të parë të dominuar, ndërsa në të dytin hasi jo pak vështirësi.

Amerikanja Daniele Kolins mund të ngushëllohet për humbjen me faktin se tashmë ka hyrë në “top 10” të klasifikimit botëror Wta. Të dielën do të zhvillohet finalja e meshkujve të Australian Open mes Rafael Nadal dhe Danil Medvedev.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë