Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka dënuar me 107.8 vite burg 13 të pandehurit e dosjes “Flakë në Det”, që akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal.
Mes tyre është edhe Gëzim Çela, i njohur edhe si i ashtuquajturi “Baroni i drogës”, për aftësinë e organizimit të grupit dhe të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.
Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë të pandehurit janë shpallur fajtorë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, në tentativë. Pjesa më e madhe janë dënuar edhe për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, ndërsa disa prej tyre për mbajtje apo prodhim të armëve pa leje.
Po ashtu, GJKKO njofton se armët e sekuestruara gjatë hetimit – përfshirë dy armë zjarri dhe një thikë – kalojnë në favor të shtetit, ndërsa lënda narkotike do të asgjësohet. Sendet dhe provat e tjera materiale mbeten në ruajtje për efekt të procedimeve të mëtejshme.
Arlind Ismajlukaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 9 vite e 4 muaj burgim
Gezim Çelaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 10 vjet burgim
Nerim Çela – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” – 8 vite e 4 muaj burgim
Armando Mema – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
Dritan Metaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
Ben Dalipaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
Besnik Brokeri – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
Alket Deda (alias Dritan Deda) – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
Selami Lushkaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
Ksenofon Bodo – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
Kyrylo Ponomarenko – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
Kostiantyn Biellon – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
Armando Papa – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” – 8 vite burgim.
SPAK kishte kërkuar në pretencën e saj 168 vite heqje lirie për 13 anëtarët e grupit që drejtohej nga Gëzim Çela dhe Arlind Ismailukaj, ndërsa u evidentua edhe bashkëpunimi segmenteve drejtuese të Policisë së Shtetit, që çoi në pranga Dritan Metajn ish-shefin e Komisariatit të Kurbinit.
Grupi kriminal u godit gjatë një operacioni të SPAK në tentativë për të trafikuar një sasi lënde narkotike që po nisej nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së dhe do të bëhej edhe shkëmbimi në det me velierën me emrin Vilua.
Dy të huajt që u dënuan këtë të premte, kur pikasën policinë, i vendosën flakën dhe tentuan të largohen. Sipas hetimeve të SPAK, dyshohej që veliera të kishte një sasi shumë të madhe droge.
SPAK dhe Policia kishin informacione për një shkëmbim të mundshëm të drogës në det të hapur, në zonën e Patokut (Kurbin), përmes gomoneve, të cilat u përdorën për të shkëmbyer hashashin me kokainë në det. Droga u soll nga dy ukrainasit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



