Gazeta Si – Një zjarr i madh ka rënë në lartësitë e fshatit Haskovë të Bashkisë Dropull. Dyshohet se zjarri është provokuar nga disa barinj, të cilët përdorin kullotat e zonës për ushqim për bagëtinë.
Në vendngjarje po shkojnë forcat zjarrfikëse, pasi terreni është shumë i vështirë dhe pamundëson ndërhyrjen me mjetet e motorizuara.
Mendohet se nën flakë janë disa ha kullotë dhe drurë pyjore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




