Gazeta Si – Kuqezinjtë zhvilluan sot një seancë stërvitore, ku nuk ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Trajnerit Reja i janë shtuar problemet para dy ndeshjeve me Izraelin dhe Islandën në Ligën e Kombeve.
Mesfushorët Keidi Bare dhe Endri Çekiçi nuk janë të gatshëm për këto dy ndeshje për shkak dëmtimi. Stafi mjekësor ka dalë në konkluzionin se të dy këta lojtarë, të dëmtuar me klubet e tyre, nuk mund të rikuperohen në kohë.
Mungesa të tjera të rëndësishme janë ato të Gjimshitit dhe Kumbullës në mbrojtje, po për shkak dëmtimi. Duke parë situatën, trajneri Reja ka thirrur Enis Çokajn dhe Arbnor Muçollin. Me kuqezinjtë është bashkuar edhe sulmuesi i Shpresave, Eljon Toçi.
Shqetësime ka pasur ndërkohë edhe Myrto Uzuni, por shpresat janë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjet me Izraelin më 24 shtator dhe me Islandën më 27 shtator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




