Ka ndodhur

Bardhyl Kollçaku fiton gjyqin ndaj Metës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, por nuk rikthehet në detyrë

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku ka fituar gjyqin me presidentin Ilir Meta dhe Ministrinë e Mbrojtjes lidhur me shkarkimin e tij nga detyra.

Mësohet se Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë Kollçakut për padinë duke vendosur që Kollçakut t’i paguhet rroga, por jo të rikthehet në detyrë.

Bardhyl Kollçaku u lirua nga detyra një muaj para se t’i mbaronte emërimi, ndërsa përmes padisë në Gjykatën Administrative kërkoi ruajtjen e statusit, pagesën dhe rikthimin në detyrë.

Kollçaku u bë shef shtabi gjatë periudhës kur ministër Mbrojtje ishte znj. Mimi Kodheli, ndërsa la detyrën në periudhën e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë