Nga Gazeta 'Si'-Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj deputetëve të mazhorancës, lidhur me moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Përpara tre ditësh është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi tjetër i Kuvendit, për të mos zbatuar për herë të dytë një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës kushtetuese përbën vepër penale sipas Kodit Penal. Dhe Kodi Penal pengimin apo mosekzekutimin e cilëson se është krim që dënohet me tre vite burgim për këtë arsye i jemi drejtuar SPAK”, tha Bardhi.
Bardhi e quajti spontan reagimin e djegies së karrigeve dhe hedhjes së sendeve të forta drejt Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të qeverisë.
"Grupi parlamentar do të jetë në mbledhjen sekretariatit të orës 15:00 si formë e mosdakordësisë tonë me këtë përshkallëzim që PS po i bën grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Të përjashtosh opozitën nga Kuvendi, të burgosësh opozitën për fjalën e lirë, të pengosh opozitën të kryejë funksionet veta, të tentosh ta asgjësosh opozitën, siç e kam thënë edhe më parë është shpallje lufte ndaj PD-së, grupit parlamentar të PD-së dhe opozitës në tërësi", tha ai ndërsa shtoi se në seancën e nesërme, grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.