Politike

Bardhi: Rama i dha Olta Xhaçkës statusin ‘e paprekshme nga drejtësia’

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, tha se vendimi djeshëm i Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës i dha asaj statusin  “e paprekshme nga drejtësia”.

“Duke refuzuar me votë politike zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, praktikisht Edi Rama ndërtoi një shtet paralel, ku ai është edhe Kryeministër dhe Kryegjykatës. Ky nuk është as shtet ligjor dhe as shtet demokratik. Kjo është goditja më konkrete që i bëhet Reformës në Drejtësi dhe institucioneve të reja të dala prej saj. Edi Rama doli dje zbuluar përpara çdo qytetari si njeriu i pushtetshëm që është mbi ligjin dhe që trajton këdo ai dëshiron si mbi ligjin”, komentoi Bardhi.

Sipas tij, “mbrojtja politike ndaj një zyrtari të mazhorancës që kërkohet nga drejtësia është mesazh që Edi Rama e ka përsëritur sa herë i është rrezikuar interesi i tij”.

“Të gjithë mbajnë mend se në të njëjtën mënyrë u soll edhe me Saimir Tahirin, ku fillimisht e mbrojti nga drejtësia. Por mbrojtja politike nuk zgjat shumë. Si në atë rast, edhe në mbrojtjen që po i ofron Olta Xhackës, përgjegjësia mund të vonojë, por do të vijë!”, shkruan ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë