Politike

Bardhi, Noka e Këlliçi apel përkrahësve të Bashës: Dera është e hapur në PD. Duhet qeveri teknike. Të lirojmë Sali Berishën

Deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur një tur me simpatizantët e kësaj force politike në qytetin e Përmetit, pak pasi Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtën e vulës dhe logos dhe ka njohur si kryetar Sali Berishën.

Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur PD në 11 vitet e fundit, të cilat i quajti vite të vështira.

Bardhi ka kërkuar bashkimin e PD duke shtuar se e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD.

“Më kokën lart kemi disa muaj decizivë përpara për të bërë realitet fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme.

Nëse vi sot dhe them që u mbyll problemi me vendimin PD dhe të mos besojnë përrallat me Rekurs e duhet t’ja shpjegoni ehe demokratëve që nuk na janë bashkuar ende, janë demokratë dhe kanë bërë të njëjtat sakrifica si ju.

Dera është e hapur dhe ata e kanë vendin këtu. Bashkë me çdo qytetar të ndershëm, sepse sot e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD”, tha ai.

Noka: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy nga fushat e betejës ku do fokusohemi!

Duke u bërë thirrje të gjithë demokratëve të kthehen pranë Partisë Demokratike dhe të bashkohen me veprimin opozitar, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka u shpreh:
“Nuk ka rrugë tjetër, të bashkuar ne do të duhet të ecim dhe të bashkuar ne do të fitojmë. Sepse ne kemi një gjë, në ADN-në tonë kemi rezistencën dhe ndaj jemi sot kështu siç jemi. Ndaj kemi fituar këto beteja dhe kështu do fitojmë edhe betejën përfundimtare me regjimin e Edi Ramës”.

“Ne do i japim vendit një qeveri teknike, sepse ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria vend anëtar i NATO-s nuk bën zgjedhje të lira. Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës janë dy nga fushat e betejës ku do fokusohemi ne”, tha Noka.

Sipas tij, “Sali Berishën, liderin e opozitës e mban të burgosur pa provë, pa fakt, pa akuzë. Është i vetmi lider në botën demokratike që mbahet i burgosur pa akuzë”. “Drejtësia ka rënë, sepse drejtësia ka provën, faktin, akuzën. Drejtësia e re e Edi Ramës së bashku me policinë e Edi Ramës janë të zhytur në krim në rastin e Fredi Belerit. Sepse po të merrte Fredi Beleri bashkinë e Himarës, do dilnin të gjitha vjedhjet që ka bërë Edi Rama në jug”, tha Noka.

Këlliçi: Alibeajn dhe Bashën nuk i dua në PD!

Ish-deputeti Belind Këlliçi i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit deputetëve demokratë pasi Sali Berisha mori vulën e PD-së me vendim të gjykatës së Apelit.

“Nga Përmeti, t’i shtrijmë dorën kujdo që ka hatër mbetje dhe ka pasur divergjenca me ne, për t’u bërë bashkë”, u shpreh Këlliçi.

Por, theksoi ai, ish-kryetarin Lulzim Basha dhe deputetin Enkeled Alibeaj “nuk do të doja të vinin në PD”.

“E rithemeluam dhe luftuam për një pluralizëm që është fituar me gjak në kushte të jashtëzakonshme. Atë kapitull, nga dita e dhënies së vendimit ta konsiderojmë të mbyllur. Sot beteja është me Ramën dhe shpurën e tij. Nga Përmeti, t’i shtrijmë dorën kujdo që ka hatër mbetje dhe ka pasur divergjenca me ne, për t’u bërë bashkë. Nëse kemi një kundërshtar të përbashkët, duhet të jemi bashkë. Dyshen Alibasha nuk do të doja të vinin në PD, por këto janë qëndrimet e mia personale. Koha të mbyllin kapitullin dhe të vijojmë betejën”, tha ai në takimin me drejtuesit lokalë dhe simpatizantët në Përmet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë