Politike

Bardhi mbledh grupin për protestën e të enjtes: Të tregojmë qëndrueshmëri

Gazment Bardhi mblodhi grupin parlamentar demokrat me objekt organizimin e protestës të enjten para Kuvendit pas emisionit investigativ ‘Report’ në RAI3 ku hidheshin akuza për lidhje të qeverisë me krimin.

“Gjithsecili prej nesh duhet të angazhohet maksimalisht për protestën që kemi thirrur nesër përpara Kuvendit.

Duhet angazhim maksimal, dhe secili prej nesh do duhet të jetë ne zonat e përcaktuara, për të punuar për protestën.

Duhet të tregojmë vendosmëri dhe qëndrueshmëri kundër qeverisë, e cila çdo ditë po na i fakton akuzat për lidhje me krimin dhe e zhytur në korrupsion...”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë