Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, teksa diskutonte në Kuvend për projektbuxhetin 2025, u shpreh se mazhoranca nuk ka parashikuar rritje të pensioneve sepse e konsiderojnë, sipas tij, lëmoshë.
Ju e quani lëmoshë sepse paratë e qytetarëve sipas filozofisë suaj duhet të shkojnë në xhepat tuaja”, tha ai, duke shtuar se është parashikuar zero bonus për pensionistët në buxhetin 2025.
Bardhi theksoi se në fokus të mazhorancës nuk është varfëria e pensionistëve, por sipas tij, luksi i tyre personal.
“Ngrihuni dhe na thoni sa e keni parashikuar bonusin për pensionistët në buxhetin 2025? Pas kalimit të zgjedhjeve parlamentare? Zero.
Përdorni pensionistët për vota, që katër vitet e ardhshme, me votën e tyre të vidhnit ju.
Ndaj për ju është e pakuptueshme vendosja e minimumit jetik. Nëse nuk ju pëlqen propozimi ynë, sillni ju propozim dhe e votojmë. Minimumi jetik duhet të jetë 200 euro. Jetojnë në ekstrem varfëri, nuk ju intereson varfëria e tyre, por luksi juaj personal, mjafton të shikoni si jeni transformuar një pjesë e juaj nga koka tek këmbët.
I thoni do shohim sa lekë ngelim nga ata që vjedhim ne, dhe në fund të shohim nëse ka ndonjë lekë për të rritur pensionet. Nuk mund të talleni kështu me shqiptarët.
Në vitin e ardhshëm nuk parashikon bonus si këtë vit. Rrini sot me kokën ulur, sepse nuk ju lë Rama të mbani premtimet për pensionistët, sepse e dini që nuk ka lekë sepse i kanë vjedhur këta”, tha Bardhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.