Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po tenton që të asgjesojë rolin e opozitës në Kuvend, duke refuzuar vazhdimisht kërkesat e tyre për interpelanca apo Komisione Hetimore.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Bardhi theksoi se i janë drejtuar me një raport Kryetarit të Kuvendit si dhe ambasadave në vend lidhur me këtë situatë, duke theksuar se mazhoranca ka një strategji të qartë për ta kthyer Parlamentin në një institucion njëpartiak.
“Një raport i kemi drejtuar kryetarit të kuvendit dhe selive të ambasadave mbi rolin që ka luajtur opozita në kuvend gjatë këtyre muajve të legjislaturës së re dhe se si nga ana e mazhorancës po bëhet gjithçka për të pamundësuar rolin në kuvend.
Mazhoranca me veprimet dhe mosveprimet e saj po synon asgjesimin e rolit të opozitës në parlament. Raporti për Shqipërinë i KE thekson ndër të tjera se parlamenti mundi të ushtrojë kompetencat e tij në mënyrë pjesërisht efektive.”, theksoi Bardhi.
Sipas tij, mazhoranca ka ndërmarrë sulm të hapur ndaj deputetëve të opozitës për t’i mbyllur gojën, dhe se 15 kolegë janë përjashtuar, në vetëm 6 muaj funksionimi të Kuvendit.
“Mazhoranca ka refuzuar ngritjen e 5 Komisioneve Hetimore, 7 kërkesa për interpelancë me kryeministrin”, tha Bardhi, duke shtuar se, ‘kanë urrejtje për deputetët e opozitës dhe amnisti për deputetët e mazhorancës’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje