Politike

Bardhi kërkesë qeverisë: Na jepni listën e plotë të udhëtimeve me charter të Edi Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka kërkuar institucioneve informacion mbi udhëtimet me charter të Kryeministrit Edi Rama dhe kostot e këtij shërbimi.

Në shkresën zyrtare Bardhi kërkon kopje të marrëveshjes që Qeveria shqiptare ka nënshkruar me “Air Albania” shpk, nga e cila përfiton udhëtimet me charter Kryeministri Rama.

Bardhi kërkon gjithashtu listën e plotë të udhëtimeve jashtë vendit të kryeministrit Edi Rama nga data 15 shtator 2013 deri në datën 1 mars 2024 si dhe koston për secilin prej këtyre udhëtimeve dhe koston totale të udhëtimeve për periudhën e sipërcituar.

Sipas ligjit, institucionet e kanë detyrim që të informojnë deputetët për të dhënat e kërkuara brenda 15 ditësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë