Politike

Bardhi, kërkesë Kushtetueses: Shqyrtimi i marrëveshjes për emigrantët të jetë i hapur për publikun  

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i drejtuar nga Gazment Bardhi i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese, që seancën (18 janar) për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, ta shqyrtojë në seancë të hapur për publikun.

Në shkresën drejtuar këtij institucioni, argumentohet fakti se seanca duhet të jetë e hapur për mediat dhe publikun, pasi mbart një rendësi të veçantë.

Gjykata Kushtetuese njoftoi në mesin e muajit dhjetor të vitit të kaluar se kishte pezulluar përkohësisht ratifikimin e një marrëveshjeje për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ky vendim vjen pasi 30 deputetë të opozitës dorëzuan në Gjykatë Kushtetuese një kërkesë për shqyrtimin e kushtetuetshmërisë së marrëveshjes dhe pezullimin e procedurave te ratifikimit të saj derisa gjykata të merrte vendim përfundimtar.

Gjykata njoftoi gjithashtu se shqyrtimi i kërkesës së opozitës do të nisë më 18 janar 2024.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e nënshkruan marrëveshjen sipas së cilës Italia do t’i dërgojë në Shqipëri emigrantët që i kap dhe i shpëton në Detin Mesdhe, duke filluar nga pranvera e vitit të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë