Politike

Bardhi i lexon Ramës kodet e SKY ECC: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e ka emëruar krimi

Në replikat hidh e prit mes të dyve,  kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ia ke lexuar Ramës një komunikim në SKY ECC, që sipas tij tregun se kush e ka zgjedhur kreun e Policisë së Shkodrës. Sipas Bardhit drejtori i policisë së Shkodrës është emëruar nga bandat.

“E dija që ishe ekspert i inceneratorëve, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole zotrote që ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes. Si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, ia di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.

Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?

Përgjigjet kodi Sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën

Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.

Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? , tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë