Politike

Bardhi flet për bashkëpunimin me Berishën: Do bisedoj me Palokën, nuk ulemi për kushte

Gazment Bardhi i mandatuari i grupit Alibeaj për të negociuar me palën tjetër në PD tha se do të bisedoje me Edi Palokën për të dalë me një qëndrim për zgjedhjet

“Në dijeninë time, zoti Berisha ka caktuar zotin Paloka për të biseduar. Unë do kontaktoj me zotin Palojka. Është koleg i imi. Nuk do negocioj me zotin Paloka. Por do ulemi të bisedojmë për të hulumtuar mundësinë që demokratët të kenë një kandidat në zgjedhjet lokale. Duke qenë një kandidat i përbashkët i demokratëve, shanset rriten në mënyrë të konsiderueshme...”. Pa dashur të komentojë procesine  primareve, Bardhi tha se gjithçka do t’ia lërë takimit  

“Do bisedoj me zotin Paloka, do shoh se kush është qëndrimi i kolegëve të tjerë. As nuk hyjmë me kushte, as nuk pranojmë kushte. Demokratët duan bashkëpunim të çdo faktori opozitar për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Si do biem dakord për modalitetet, do shohim. Unë shkoj për të biseduar me një koleg të nderuar”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë