Politike

Bardhi e spostoi nga karrigia dhe KiE, Basha: Vuajnë nga sindroma e karriges, ditën i servilosen Berishës natën e shajnë   

Një ditë pasi karrigia e tij u spostua nga vendi ku qëndronte në Kuvend por edhe si përfaqësues në Këshillin e Europës me vendim të Gazment Bardhit, Lulzim Basha tha së një veprim i tillë është pasojë e sindromës për karrige.

Basha shigjetoi indirekt Bardhin kur tha se ditën i servilosën Berishës natën ngrenë dolli për fundin biologjik të tij.

“Në këtë nivel të mjerueshëm ka rënë niveli i debatit politik, s’është as debat politik por debat për karrigen është e qartë që ka qenë motivi dhe frymëzimi i tyre prej fillimit. Është arsyeja madhore e divorcit, sepse ne këtë betejë nuk e për karrige, por që mëshironte pritshmërinë e qytetarëve shqiptarëve për ndryshim. S’ka asgjë impresionuese, vazhdon sindroma për karrige, kjo do të përforcohet edhe më shumë sepse ata që sot i thonë PD-së që përbëhet nga dy grupe, grupi i parë Berisha më tijët që e përdorën këtë betejë për ta përdorur PD si bunker për të mbrojtur veten dhe familjen nga SPAK në pazar me Ramën, dhe janë një grup tjetër që për karrige e nisën dhe për karrige e vazhdojnë.

Ditën i kapin komplekset e natës, natën pasi vërshon Ëhisky ngrenë dolli për fundin biologjik dhe politik të Sali Berishës, ditën bëjnë gjeste servilizmi për t’i demonstruar besnikëri në funksion të karriges, se duan karrigen tani dhe karrigen më pas.

Është vazhdim i mjerimit të tyre dhe do të vazhdojë të thellohet me sukses të plotë deri në fundin e merituar të tyre”, tha Basha


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë