Politike

Bardhi e ka akuzuar dikur për lidhje me Suel Çelën, Berisha: Deklarata politike! Askush nuk e ka denoncuar më shumë se unë

Nga Gazeta ‘Si’– Kreu i PD Sali Berisha në një prononcim për media pasi doli nga seanca në Kuvend, është pyetur lidhur me deklaratat e Gazment Bardhit, i cili vite më parë e akuzonte Berishën se kishte lidhje me Suel Çelën. Berisha i cilësoi këto si deklarata politike. 

“Deklaratat politike, janë politike, nuk kanë asnjë vlerë. E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha Suel Çelën, dhe çdo Suel Çelë. Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, është shumë evidente, provohet në të gjitha dokumentet se ai është marrë me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë, është edhe Taulant Balla. Dhe një tjetër që është shpallur anëtar i asaj bande, tha që kryetari i vërtetë është Edi Rama dhe ai i di’, tha Berisha.

Berisha vijoi sulmet ndaj kreut të SPAK Altin Dumani duke thënë se ‘fle mbi dosjet e krimit.’

‘PD betejën e ka me Ramën, kreu i bandave është Rama, pas tij vjen Balla dhe me radhë të tjerë, shefa të policisë, prokurorë që flenë mbi dosjet e krimit. Dumani fle mbi dosjet e krimit dhe mbron kriminelët’, tha ai. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë