Politike

Bardhi çon zgjedhjen e Bashës në gjyq, reagon PD zyrtare: Po i shërben Berishës

Grupi i deputetëve mbështetës të Gazment Bardhit e kanë çuar anulimin e procesit zgjedhor për kryetarin e partisë në gjykatë.   

“Askush nuk ka të drejtë që të privatizojë Partinë duke e kthyer atë në një parti private. Anëtarët e PD kanë vetëm një synim se si të forcojmë PD. Kemi dorëzuar një dosje me të gjitha vendimet që kemi marrë në Këshillin Kombëtar”, tha deputeti demokrat, Bledjon Nallbati.

Një ditë më parë, Këshilli Kombëtar i mbledhur online nga Gazment Bardhi ngriu funksionet e kryesisë, pranoi dorëheqjet e hershme të Lulzim Bazhës dhe më pas Enkelejd Alibeajt, dhe anuloi procesin që do të mbahet të shtunën për kreun e ri të PD

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa.

“Atyre që braktisin forumet e PD dhe i shërbejnë interesave personale të Sali Berishes, i urojmë suksese në iniciativën për të dorëzuar në gjykatë vullnetin e mbledhjes se parë të Partisë  së parë digjitale në Shqipëri.

Nesër demokratët do të votojnë për kryetarin e ri të PD. Procesi legjitim i zgjedhjes së kryetarit do të pasohet me riorganizimin vital të Partisë, për ta bërë PD alternativë qeverisëse për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Sefa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë