Gazeta Si – Barcelona ka siguruar përforcimin e radhës, që në fakt më shumë i shërben të ardhmes së klubit katalanas. Ka një akord për një 18-vjeçar nga Brazili, por ajo që tërheq vëmendjen është shifra që klubi spanjoll ka vendosur të investojë për të.
Sipas të përditshmes ‘As’, Barcelona dhe Athletico Paranaense kanë një marrëveshje për sulmuesin Vitor Roque. Për lojtarin e datëlindjes 2005 katalanasit do të shpenzojnë rreth 40 milionë euro, një shifër e konsiderueshme.

Roque vlerësohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit brazilian. Klubi i madh spanjoll e ka ndjekur me kujdes dhe tashmë është bindur se ai i shërben të ardhmes, ndaj dhe në këtë kohë të vështirë në aspektin financiar ka vendosur të shpenzojë shifrën e përmendur më sipër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




