Gazeta Si – Barcelona ka shitur një pjesë të së drejtës televizive për më shumë se 200 milionë euro. Një vendim ky për të ndihmuar klubin në një moment të vështirë financiar.
Klubi katalanas ka bërë me dije se kompania e investimeve ‘Sixth Street’ do të investojnë 207.5 milionë euro në këmbim të 10% të të drejtave televizive të kampionatit spanjoll të klubit për 25 vitet e ardhshme.
Barcelona e ka vlerësuar akordin si “një hap të rëndësishëm përpara për përmirësimin e burimeve financiare të klubit”. Klubi qartëson se transaksioni e lejon Barcelonën të gjenerojë 267 milionë euro plus për sezonin e ardhshëm.

“Po aktivizojmë leva ekonomike, duke ndjekur strategjinë tonë me durim. Një strategji e besueshme dhe efiçente për të forcuar bazat financiare të klubit”, – ka pohuar presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.
“Sixth Street’ është një mbështetës i afirmuar i futbollit, një investitor ekspert në sport dhe në median globale. Është një partner që do të kontribuojë me njohuri dhe burime domethënëse. Na lejon të administrojmë në mënyrë të pavarur operacionet tona”, – ka shtuar Laporta.
Barcelona po e merr veten financiarisht, edhe pse me ritëm të ngadaltë. Klubi spanjoll kaloi një periudhe shumë të vështirë, që solli edhe largimin e Lionel Mesit vitin e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




