Janë mbyllur dhe ndeshjet e mbrëmjes në raundin e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për këtë të mërkurë. Me Barcelonën dhe Napolin që kanë marshuar të qeta drejt fitoreve të radhës, Inter dhe Liverpul janë tronditur. “Të kuqtë” janë mposhtur në Paris nga vendasit e PSG, ndrësa zikaltërit janë mundur 1-0 nga Totenham në Wembley.
Në mitikun londinez ndeshja ka qenë e luftuar deri në minutat e fundit, por vendasit ia kanë dalë që të marrin tre pikë të arta në luftën për të kaluar në fazën me eliminim direkt. Në një sfidë të barabartë në të gjitha aspektet, goli që vendosi gjithçka do të vinte nga Kristian Eriksen. Danezi u fut në lojë nga stoli dhe shënoi golin vendimtar në minutën e 80’. Pas kësaj humbje Inter tashmë është në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Totenham dhe sfida e fundit do të vendosë se cila nga këto dy ekipe do të kalojë më tej. Inter do të pres PSV ndërsa Totenham do të udhëtojë drejt Barcelonës.
Kjo e fundit e ka fituar ndeshjen e saj me holandezët e PSV pa shumë vështirësi në shifrat 2-0.
Sfida tjetër spektakolare e kësaj mbrëmje mes PSG dhe Liverpul ka parë anglezët që mposhten në shifrat 2-1. Neymar dhe Mbape kanë udhëhequr francezët drejt një triumfi që iu hap rrugën drejt kalimit të grupeve. Në këtë grup gjithsesi situata mbettë shumë e komplikuar dhe vetëm ndeshja e fundit do e përcaktojë se kush do avancojë më tej. Napoli nga ana tjetër ka triumfuar lehtësisht me Cërvena Zvezda në shtëpi, 3-1.
Ndërkohë në dy sfidat e tjera të mbrëmjes, Borusia ka barazuar 0-0 me Klub Bruzh, duke humbur shansin për të marrë kryesimin e grupit. Ndërsa Porto ka fituar me Shalken 3-1 dhe ka prerë biletën për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Më poshtë tabela e të gjitha ndeshjeve:

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




