Barcelona, “uragan” që shkatërron çdo kundërshtar që i del përpara në La Liga. Në kuadër të javës së gjashtë të elitës së futbollit spanjoll, vetëm pak ditë pas disfatës me Monacon në Champions, katalanët shkatërruan 5-1 Villarrealin në transfertë me dy gola të Robert Lewandowskit, dy të Raphinas dhe një të Pablo Torre.
Dominim absolut i skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick, që kaloi në epërsi të dyfishtë me “bomberin” polak, i cili realizoi në minuat 20’ dhe 35’. Perez i Villarrealit shkurtoi diferencën përkohësisht në 1-2 pa u mbyllur pjesa e parë, ndërsa në të dytën për Barcelonën realizuan tre gola të tjerë Torre dhe Raphina (dygolësh). Pas javës së 6-të, Barcelona kryeson e shkëputur me 18 pikë të plota.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.