Nga Gazeta Si – Derbi i Madridit zhvendoset në Lindjen e Mesme, ku Real Madrid dhe Atlético Madrid do të përballen në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.
Reali kërkon hakmarrje pas humbjes së finales së vitit të kaluar ndaj Barcelonës, ndërsa Atleti synon titullin e tretë të Superkupës në historinë e klubit, të parin që nga viti 2014.
“Los Blancos” vijnë pas një fitoreje bindëse 5-1 ndaj Real Betis të dielën, udhëhequr nga një tregolësh i Gonzalo Garcias.
Kjo fitore — e katërta radhazi e Realit në të gjitha kompeticionet i dha mundësi skuadrës së Xabi Alonso-s të ruajë hapin me Barçën në krye të tabelës së La Liga-s duke mbetur ende katër pikë pas rivalëve të përjetshëm
Atleti, nga ana tjetër, u ndal në një barazim 1-1 ndaj Real Sociedadit gjatë fundjavës, ku të dyja skuadrat shënuan brenda pesë minutash nga njëra-tjetra në fillim të pjesës së dytë.
Me 38 pikë, Rojiblancos vazhdojnë të mbajnë vendin e katërt në renditjen e kampionatit, aq sa Villarreali, pavarësisht se kanë luajtur dy ndeshje më shumë.
Djemtë e Diego Simeones dolën fitues ndaj rivalëve të qytetit më herët këtë sezon, duke triumfuar 5-2 në Riyadh “Air Metropolitano” në Shtator.

- Të rejat nga Atlético Madrid
Simeone do të ketë në dispozicion një skuadër pothuajse të plotë për derbin e sotëm, ku do të mungojnë Nico González dhe Clément Lenglet (për shkak kartonash).
Përforcimet e verës, Marc Pubill dhe David Hancko, mund të formojnë çiftin në qendër të mbrojtjes, ndërsa një tjetër afrim i ri, Matteo Ruggeri, pritet të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes.
Pablo Barrios është në dyshim për t’u aktivizuar ndërsa kapiteni Koke mund ta nisë ndeshjen në mesfushë përkrah Johnny Cardoso-s të përfaqësueses amerikane.
Në repartin ofensiv, Julian Álvarez dhe Alexander Sørloth do të synojnë të gjejnë rrugën e rrjetës disa herë si binom sulmues.
- Të rejat nga Real Madrid
Real i Madridit po kalon një tjetër valë dëmtimesh, duke e lënë Xabi Alonson me disa vendime të vështira për tu marrë ndaj Atléticos.
Mungesa më e rëndësishme është ajo e Kylian Mbappé, i cili është përjashtuar nga mini-turneu për shkak të një dëmtimi në gju dhe nuk ka udhëtuar në Arabinë Saudite.
Eder Militão dhe Dani Carvajal mbeten gjithashtu të padisponueshëm, ndërsa Trent Alexander-Arnold vështirë se do të aktivizohet, pasi vazhdon rikuperimin nga një dëmtim në kofshë.
Brahim Díaz nuk ndodhet në skuadër, pasi po luan me Marokun në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Nga ana tjetër Gonzalo Garcia shpreson të vazhdojë momentumin pas tregolëshit në fundjavë për të mbushë boshllëkun e lënë nga Mbappé në repartin ofensiv.
- Formacionet e mundshme
Atlético Madrid (4-4-2): Jan Oblak (GK) – Marcos Llorente, Marc Pubill, David Hancko, Matteo Ruggeri – Giuliano Simeone, Johnny Cardoso, Koke, Alex Baena – Alexander Sorloth, Julian Alvarez.
Real Madrid (4-2-3-1): Thibaut Courtois (GK) – Federico Valverde, Raul Asencio, Antonio Rudiger, Alvaro Carreras – Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni – Rodrygo, Jude Bellingham, Vinicius Jr – Gonzalo Garcia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




