Barcelona ka përshpejtuar bisedimet me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Frenk Kesi, në fund kontrate me Milanin. Katalanasit kanë intensifikuar kontaktet dhe i kanë ofruar futbollistit një kontratë me 6.5 milionë euro në sezon.
Agjentët e Kesi e kanë infirmuar Milanin për këtë ofertë dhe tashmë topi i kalon futbollistit, i cili në qershor ka mundësinë të largohet me parametro zero, pasi ka refuzuar propozimet e klubit kuqezi për rinovimin.

Pas 5 sezonesh duket se po mbyllet aventura e Kesi te Milani. Ai ka refuzuar në fillim të shkurtit ofertën e fundit prej 5.8 milionë eurosh në sezon nga klubi italian dhe tashmë duket se ka bërë valixhet gati. Mbetet vetëm të shihet cili do të jetë destinacioni i radhës, por të gjitha indicjet e çojnë në Spanjë, ku Barcelona e rilindur ka vendosur të bëjë ofertë konkrete për të.
Nëse do të transferohet në Katalonjë, Kesi nuk do ta ketë të lehtë të fitojë vendin e titullarit në mesfushën me 3 lojtarë, pasi duhet të fitojë konkurrencën me Buskets, De Jong, Pedri, Gavi dhe Niko Gonzalez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




