Pas turpërimit në ndeshjen çerekfinale të Champions League ndaj Bayern Mynih, teksa u mposhtën me rezultatin 2-8, tek Barcelona mbizotëron kaosi. Edhe pse klubi nuk ka dalë në një komunikim zyrtar, mendohet se presidenti Josep Maria Bartomeu , pas një mbledhje është shprehur se Setien nuk është më pjesë e Barcelonës.
Tashmë lind detyra për të gjetur trajnerin e ri. Në “pole position” qëndron holandezi Ronald Koeman, i cili e ka shprehur hapur dëshirën per të drejtuar katalanasit, por nuk përjashtohen edhe alternative si Maurizio Pochettino, Thierry Henry apo edhe Xavi.
Humbja e fundit ka tronditur edhe Lionel Messin, i cili duket se ka marrë vendimin drastik për t’u larguar nga Barcelona. Ditën e djeshme, Marcelo Bechler i “Esporte Interativo”, gazetari brazilian që jeton në Barcelonë dhe që në vitin 2017 dha i pari lajmin e largimit të Neymar nga klubi katalanas, deklaroi që Messi është pothuajse i larguar nga Barcelona. “Messi u ka komunikuar drejtuesve të klubit se ka dëshirë të largohet. Jo në vitin 2021, por që tani”, tha gazetari. 3 janë pretendentët për të marrë shërbimet e Messit: Manchester City, PSG dhe Inter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




