Futboll

Barcelona mobilizon tifozët, 100 mijë në ‘Camp Nou’ për kthimin ndaj Interit

Gazeta Si – Duhet edhe një javë, por numërimi mbrapsht ka nisur. Polemikat janë lënë pas krahëve, Barcelona thërret në ndihmë gjithë popullin katalanas për ndeshjen e kthimit me Interin nv Champions.

“Të mërkurën e ardhshme, – shkruhet në mesazhin e klubit në Tuiter, të shoqëruar me një foto të ‘Camp Nou’ të mbushur plot, – ju do të jeni lojtari i 12-të”.

Sfida e mesjavës së ardhshme do të jetë një nga tri finalet për të arritur objektivin e kalimit në 1/8-at e Ligës së Kampionëve, për të cilin Ksavi foli i indinjuar pas vërshëllimës përfundimtare në ‘San Siro’. E para, por potencialisht edhe e fundit, sepse nëse fiton Interi, llogaritë mbyllen.

Edhe barazimi do të ishte rezultat negativ për djemtë e Ksavit, sepse Interit do t’i mjaftonte të fitonte ndaj Plzen në ndeshjen tjetër për kalimin e grupit. Pra, për Barcelonën bën punë vetëm fitorja për të mos dështuar në Champions.

Për këtë arsye vjen edhe ky apel për tifozërinë, për ta transformuar ‘Camp Nou’-n në një ‘vullkan’. Hera e fundit që e ka bërë një gjë të tillë ishte pikërisht ndaj Interit, por përfundimi nuk ishte ai i duhuri. Ishin kohërat e “remuntada”-s së dështuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë