Futboll

Barcelona, Lautaro për të qetësuar Messin, por nuk është i bindur nga projekti Koeman

Çështja Messi mban në ankth gjithë ambientin blaugranas dhe atë zikaltër. Në Katalonjë presin që kapiteni të marrë vendimin e tij brenda gushtit, duke qenë se në 30 skuadra do të rinisë përgatitjet. Sidoqoftë, dyshimet dhe frika për të humbur numrin 10 është rritur dhe sipas të përditshmeve katalanase Mundo Deportivo e Sport, Messi nuk i beson perspektivës së ardhshme të klubit: nuk është bindur nga projekti Koeman e nuk ka pëlqyer aspak spastrimet që po kryejnë drejtuesit mbi gardën e vjetër.

Në këtë këndvështrim, me një Messi që po kërkohet nga PSG dhe Inter, Bartomeu mendon të luajë një kartë për të bindur të qëndrojë tek Barcelona. Lautaro Martinez është sulmuesi i kërkuar nga vetë argjentinasi dhe ardhja e tij mund ta mbajë kapitenin akoma në Katalonjë. Kështu, me rekomandim të presidentit Bartomeu e me mbështetje të plotë të Koeman, Barcelona ka dhënë sinjalin se do të kthehet në sulm për sulmuesin e Inter.

Klauzola e argjentinasit, nuk mund të konsiderohet një mburojë e pakapërcyeshme: 700 milionët prapa së cilëve është pozicionuar Bartomeu janë thjesht teorike, sepse nëse Messi do të manifestonte haptas vendimin për t’u larguar, e vetmja zgjidhje e mundshme do të ishte ajo e zgjedhur në 2018 nga Florentino Perez me Ronaldo. Tani për tani, gjithçka është në heshtje. Por është një heshtje që i frikëson gjithnjë e më shumë, që dita ditës perceptohet si gjithnjë e më kërcënuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë