Futboll

Barcelona, klauzolë 400 milionë euro për blerjen e re Lukas Roman

Gazeta Si – Klubi katalanas ka njoftuar një blerje të re, që në fakt është për skuadrën B të Barcelonës, por ajo që tërheq vëmendjen është shifra e klauzolës në kontratën e këtij futbollisti.

Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas Lukas Roman, 18 vjeç, i cili vjen nga Ferro Karril Oeste. Ai ka firmosur një kontratë me katalanasit deri më 30 qershor 2026. Kjo do të thotë se drejtuesit e klubit e vlerësojnë shumë këtë futbollist dhe kanë fiksuar një klauzolë prej 400 milionë eurosh për prishjen e parakohshme të kontratës.

Lukas Roman, 18 vjeç. Gazeta Si, 19 janar 2023

Klubi i madh spanjoll beson shumë te të rinjtë dhe shpesh ofron lojtarë të perspektivës, jo vetëm ata që dalin nga akademia blaugrana. Shembulli më i mirë janë Pedri dhe Gavi, të cilët aktualisht janë bërë pjesë e rëndësishme e formacionit të trajnerit Ksavi Hernandez.

Në anën tjetër, sulmuesi holandez Memfis Depai është shumë afër kalimit tek Atletiko Madrid, pasi nuk bën pjesë në projektin e trajnerit, edhe pse ai e ka quajtur një lojtar të rëndësishëm për Barcelonën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë