4 ndeshje, 16 gola, 4 skuadra që vazhdojnë rrugën drejt Mynihut. Ky ishte verdikti 24 orësh mes mbrëmjeve të së martës dhe të mërkurës. Barcelona gjen Inter-in ndërsa Paris SG do të rindeshet me Arsenalin (pas humbjes së francezëve 2-0 në raundin e 2 të fazës së Ligës). Ngushëllim personal për Muller që zhvilloi ndeshjen e 163 në UCL me Bayern, e cila mund të jetë e fundit në karrierën e veteranit gjerman. Ndërsa Arsenal u kthye mes 4 më të mirëve në kompeticion për të parën herë pasi vitit 2009.

Pas një pjese të parë 0-0, Kane iluzionoi bavarezët për një kualifikim të mundshëm, por goli i anglezëve u përmbys shumë shpejt nga Inter. Lautaro dhe ish Pavard ndëshkuan mbrojtjen e brishtë të Bayern. Dier shënoi golin e parë me fanellën e gjermanëve, por barazimi 2-2 nuk u prish nga rastet e Muller, Kane dhe Olise. Bayern vazhdon të mos humbasë në San Siro ndaj Inter, por vendasit e Inzaghi-t u kualifikuan më tej.

Në Bernabeu, Saka mund të shënonte me 11 metërsh në pjesën e parë por gjuajtjen e tij e ndali Curtois. Belgu u mposht nga i njëjti kundërshtar në pjesën e dytë që shleu gabimin nga pika e bardhë. Vinicius Jr barazoi vetëm 120 sekonda më pas por humbja e ndeshjes së parë vendosi gjithçka. Sikur të mos mjaftonte, Martinelli gjen golin e fitores së dytë londineze në 8 ditë ndaj 15 herë fituesve të kompeticionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.