Largimi i Koeman është vetëm çështje kohe te Barcelona, ku po shihen të gjitha alternativat për njeriun e duhur që do të udhëheqë këtë skuadër në të ardhmen. Sipas “Sport”, Jurgen Klop është objektivi i madh i presidentit Joan Laporta për rilindjen e katalanasve sezonin e ardhshëm.
Nuk është aspak një objektiv i thjeshtë, por drejtuesit e Barcelonës shpresojnë ta bindin trajnerin gjerman të lërë Liverpulin, ku ka fituar gjithçka vitet e fundit. Barcelona mund të jetë një sfidë mjaft stimuluese për Klop, i cili deri tani ka drejtuar në Gjermani dhe në Angli.

Më parë janë përmendur edhe emra të tjerë kandidatësh për t’u ulur në stolin e Barcelonës. Dy prej tyre janë dy ish-mesfushorët e shquar të viteve të fundit, spanjolli Ksavi Hernandez dhe italiani Andrea Pirlo. Por ndryshimi në drejtimin e katalanasve është i kushtëzuar nga kontrata e Koeman, shkarkimi i të cilit do të kishte kosto të lartë financiare dhe klubi nuk mund ta përballojë në këtë kohë krize.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




