Gazeta Si – Ksavi Hernandez dhe Barcelona kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës së trajnerit, që skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Zyrtarizimi i firmosjes së kontratës së re është vetëm çështje orësh.

Barcelona ka vendosur që Ksavi ta zgjatë kontratën deri në 2025-ën, me opsion edhe për një vit tjetër. Lajmi është bërë i ditur nga ‘Espn’ dhe shumë shpejt pritet të publikohet edhe në kanalet zyrtare të rrjeteve sociale të klubit katalanas.
Ish-mesfushori që me fanellën e Barcelonës ka fituar praktikisht gjithçka, ka bërë një punë të mirë, duke e futur skuadrën në shinat e duhura. Në kampionatin aktual, pas 5 javësh, katalanasit mbajnë vendin e dytë në renditje, vetëm 2 pikë pas Real Madrid. Në Champions Barcelona fitoi thellë ndeshjen e parë në grup ndaj Antverpës së Arbnor Mujës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




