Barcelona ka zhvlerësuar humbjen e parë me Seviljan, duke avancuar në Kupën e Mbretit. Katalanasit humbën 2-0 në ndeshjen e parë me Sevijan, por në ndeshjen e kthimit përmbysën gjithçka, duke triumfuar me rezultatin tenistik, 6-1 në “Cam Nou”. “Ylli” i mbrëmjes për skuadrën e Valverdes ishte braziliani Filp Kutinjo, që ka reaguar me dy gola pas kritikave të shumta që kishte marrë në javët e fundit.
Braziliani e shfrytëzoi më së miri besimin e dhënë nga Mesi, që ia la atij gjuajtjen e penalltisë. Triumfin e Barcelonës e kompletuan edhe e Roberto dhe Suarez dhe argjentinasi Lionel Mesi. Edhe portieri katalanas, Silesen është bërë protagonist, duke i pritur një penallti Seviljas, që do të rezultonte shumë vendimtare për këtë ndeshje dhe në rezultatin final. Për Silesen kjo ishte penalltia numër 19 që ai ka pritur në karrierën e tij.

Një lajm i mirë për Barcelonën në këtë ndeshje ishte edhe forma e shkëlqyer e mesfushorit, Artur që ka bërë një paraqitje mbresëlënëse në mesin e fushës.
Barcelona pret kështu biletën për në raundin tjetër të Kupës së Mbretit dhe vijon e pashqetësuar misionin e saj për t’i fituar të dyja kupat spanjolle këtë sezon.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




