Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama ka reaguar, sot më 6 nëntor, në lidhje me ligjin për barazinë gjinore.
Duke shpërndarë postimin e komisioneres Marta Kos, Rama deklaron se ligji është keqinterpretuar shumë nga disa palë. Ai tha se ligji për barazinë gjinore është tërësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Europian. Rama kërkoi ndjesë sesi u përdor ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Gonzato.
“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, le të lehin qentë, karvani ecën përpara”, shkruan kreu i qeverisë.
Reagimi i Ramës vjen, pasi pak më herët, po në lidhje me këtë projektligj, reagoi komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos. Ajo tha se deklaratat ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato janë të papranueshme.
Më herët, në seancë, kreu i PD-së Sali Berisha tha se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar votimin e projektligjit për barazinë gjinore. Berisha shtoi se “Gonzato nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare, bindjet e tij personale”.
We apologize for the insulting way in which a very noble law, fully aligned with EU principles of gender equality and non-discrimination, has been misused to distort public perception, and for the way the EU Ambassador has been exploited for such an ignoble purpose.… pic.twitter.com/MOuhj2JSzi
— Edi Rama (@ediramaal) November 6, 2025
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



