Ka ndodhur

Banorët gjejnë pa shenja jete emigrantin në Devoll, dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti

Nga Gazeta Si – Një emigrant i paligjshëm është gjendur pa shenja jete në fshatin Trestenik të Devollit në kufi me Greqinë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se trupi i tij është gjetur nga banorët.

Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti. Nga policia po kryhen të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.

Ulja e temperaturave nuk e ka frenuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga Lindja e Mesme dhe që nëpërmjet Shqipërisë synojnë vendet e BE.

“Më datë 12.11.2023, rreth orës 07:10, në pyllin e fshatit Trestenik, Devoll, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar për shkaqe natyrale”, shkruhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë