Zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane nga dy ekonomitë më të mëdha të rajonit thanë se janë të vendosur të rikthejnë inflacionin rekord në objektivin e tyre prej 2%.
Duke folur në një intervistë të përbashkët televizive në kanalin gjerman Phoenix, presidenti i Bundesbank Joachim Nagel dhe Guvernatori i Bankës së Francës, Francois Villeroy de Galhau, thanë se shtytja shtrënguese e BQE-së përfundimisht do të zbusë rritjen e çmimeve që aktualisht po shkon në pesëfishin e objektivit të saj.
“Ne do ta kthejmë inflacionin në 2% deri në fund të vitit 2024 ose 2025,” tha Villeroy. “Ky nuk është vetëm një parashikim, një projeksion. Është një angazhim.”
Zyrtarët e BQE-së pritet të miratojnë një tjetër rritje të normës së interesit.
Disa zyrtarë kanë thënë se janë ende të pavendosur midis një lëvizjeje të tretë radhazi me 0.27% apo 50%. Nagel tha se vendimi do të udhëhiqet nga të dhënat më të fundit.
“Ne do të kemi parashikime të reja për 2023, 2024 dhe për herë të parë për vitin 2025. Kjo do të jetë baza për vendimin tonë”, tha Nagel. “Është e qartë se rritja e normave duhet të vazhdojë.”
I pyetur për sa kohë do të rriten kostot e huamarrjes, Villeroy tha “për aq kohë sa është e nevojshme”.
Ndërkohë qeveritë kanë përdorur qindra miliarda euro për të mbrojtur kompanitë dhe familjet nga rritja e kostove të energjisë, të cilat bankierët qendrorë kanë thënë se mund të minojnë përpjekjet e tyre për të frenuar inflacionin. Nagel dhe Villeroy kërkuan një kthim në buxhete më të balancuara së shpejti.
“Një situatë e veçantë është një situatë e veçantë, por në një moment ka mbaruar,” tha Nagel.
“Sinjali nga politika fiskale duhet të jetë qartë një kthim në frenimin e borxhit” dhe një aderim ndaj rregullave fiskale europiane, tha ai.
Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




