Paraja po shkon drejt ri-shpikjes së saj më të madhe në shekuj teksa bankat qendrore kanë nisur të përqafojnë krijimin e monedhave digjitale.
Falë teknologjisë moderne krijuesit e politikës monetare po veprojnë për të krijuar këto lloj parash.
Kjo do të thotë që bankat qendore , mund të bëjnë monedha të disponueshme drejtëpërdrejtë në mënyrë elektronike për njerëzit.
Përpara se të ndodh kjo , do të zhvillohet një luftë mbi të ardhmen e parave, ku do të ngrihen cështje që variojnë nga privatësia te barazia sociale dhe stabiliteti financiar.
“Bankat qendrore janë duke u përpjekur të kthehen në pozicionin kryesor për të kontrolluar monedhën dhe ofertën e parave”, tha David Dollar , një bashkëpunëtor i vjetër në Institutin Brookings në Uashington.
Aktualisht, vendi më proaktiv është Kina i cili po kryen prova dhe po bën partneritet me sistemin e transaksioneve globale SWIFT dhe po godet shërbimet e pagesave si Jack Ma’s Aliplay , për të rivendosur epërsinë mbi monedhën e saj.
Ideja që qëndron prapa monedhave digjitale të bankës qendrore është që , ndryshe nga paratë elektronike konvencionale , ato nuk janë të lidhura me bankat e rregullta.
Ato janë para të krijuara nga shteti ashtu sic monedhat apo kartmonedhat , të mbajtura direkt në portofolin elektronik të një qytetari ose në aplikacionin e tij të telefonit.
“Nëse shikojmë historinë e parave, monedhat kanë kaluar në 3 faza, ndërsa monedha digjitale e bankës qendrore do të ishte një “formë e katërt e parave në civilizimin njerëzor.”-u shpreh Wouter Bossu , nënkryetari i Njësisë së Ligjit Financiar dhe Fiskal të Fondit Monetor Ndërkombëtar.
Në Shenzhen , banka qendrore shpërndau monedhën eksperimentale përmes një aplikacioni të dedikuar për smartphone , të cilin marrësit e përdorin në një mënyrë të ngjashme me pagesat ekzistuese elektronike.
Një sfidë me të cilën përballen politikëbërësit është se një sistem i tillë ofron më pak privatësi sesa paraja e gatshme ose pagesa të tjera dixhitale.
Në Kinë privatësia është një shqetësim i zgjatur.
Banka Popullore e Kinës ka diskutuar lejimin e “anonimitetit të kontrollueshëm”- që nënkupton se transaksionet e përdoruesve nuk do të jenë të njohura nga njëri-tjetri , por mund të ishin të dukshme nga banka qendrore.
Kuponat anonimë
Një pushtet i tillë vështirë se do të tolerohej në Europë ose SHBA.
BQE ka eksploruar mundësinë e “kuponëve anonimë” , duke lejuar përdoruesit të transferojnë privatisht një sasi të kufizuar të monedhës dixhitale për një periudhë të caktuar kohe.
Një cështje tjetër është aksesi.
Nevoja për të përdorur një smartphone dhe internet për të shpenzuar para të tilla mund t’i lëre njerëzit e varfër në disavantazh.
“Përdoruesit duhet të kenë akses në teknologjinë dixhitale”, tha Catalina Margulis , një avokate për FMN.
“Nëse qasja universale nuk mund të sigurohet nga shteti ,kjo do të ngrinte pyetje themelore në lidhje me proporcionalitetin , drejtësinë dhe përfshirjen financiare nëse CBDC fiton statusin e tenderit ligjor.”
Zyrtarët janë gjithashtu të vetëdijshëm për kufirin e ardhshëm në politikën monetare , në një epokë kur mjetet konvencionale të stimulimit , të tilla si ulja e normës së interesit , po humbin fuqinë.
Një monedhë dixhitale mund të ndihmoje për të rritur ekonomitë më drejtpërdrejtë se kurrë duke hedhur para direkt në kuletat e konsumatorëve – me të gjitha rreziqet që mund të sjell.
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.