Nga Brett Scott – “Hiqe qafe kalin dhe kurse shpenzimet e ankthin për t’u përkujdesur për të”, lexohej në reklamën e parë për shitjen e makinave në vitin 1898. Një term i hershëm për mjetet e reja të transportit motorike ishte “transport pa kuaj”, që sugjeronte se risia teknologjike ishte shumë herë më superiore nga kufizimet që kishte transporti me kuaj.
Më pëlqen që të imagjinoj në ato vite një entuziast i automjeteve teksa duke drejtuar makinën i ka zënë rrugën një karrocë me kalë teksa i ulëret: “Hapi rrugën të ardhmes!”
Sot, të gjithë entuziastët e pagesave online pa para të thata në dorë po e paraqesin këtë revolucion të ngjashëm me atë që nxorri kuajt në pension. Në 2016, në një reklamë në Super Boël, PayPal sulmoi ‘paranë e vjetër’ duke promovuar botën e re me paranë digjitale.
LEXO EDHE:
Bankat duan zhdukjen e parasë ‘cash’: Të detyrohen tregtarët të pranojnë pagesa online
Si PayPal, ashtu edhe Visa kanë paraqitur paratë digjitale si përditësim i parasë fizike. Visa madje nënshkroi edhe një marrëveshje me NFL-në në SHBA për të promovuar paranë virtuale në finalen e Super Boël-it në 2020. Ashtu si termi “karrocë pa kalë”, edhe termi “pagesë pa para fizike” nënkupton se disa kufizime të sistemit më të vjetëruar të pagesave cash do të hiqen. E psë një person të zgjedhë të qëndrojë në një sistem të vjetëruar?
Denigrimi i parëse fizike ka qenë efektiv. Në qytetet e mëdha botërore, shumë dyqane nuk po pranojnë më para fizike. Kjo prirje u përforcua gjatë pandemisë. Në Britaninë e Madhe, si shembull, përdorimi i parave cash ra me 50 për qind në 2020, sepse dyqanet refuzuan të pranonin paratë fizike nga frika e përhapjes së virusit.
Por, paraja fizike nuk është një sistem inferuar dhe ideja se ky sistem është vjetëruar është sa çoroditëse, po aq edhe e rrezikshme. Në fakt, ky nxitim për ta bërë botën pa para fizike mund të rezultojë me miliona njerëz që të mbeten krejtësisht jashtë ekonomisë globale. Edhe ata që preferojnë pagesat online përmes kartave, apo aplikacioneve duhet të refuzojnë një botë krejtësisht pa para fizike.
Kjo është një botë ku edhe pagesat më të vogla do të kalojnë përmes institucioneve financiare të fuqishme, që na lë të gjithëve të ekspozuar ndaj kontrollit, mbikëqyrjes dhe gjithashtu paaftësisë së tyre. Një sistem pagesash pa para fizike do të jetë tërësisht në duart e bankave, që gjithashtu janë të ekspozuara ndaj krizave financiare, defekteve të sistemeve, apo edhe sulmeve kibernetike.
Ndryshe nga shpikja e automjeteve, që ishin një përditësim e përmirësim i transportit në krahasim me atë me kuaj, pagesat digjitale nuk janë një përditësim i sistemeve aktuale qeveritare të parasë. Kjo është e thjeshtë sepse një sistem i bazuar te paratë thotë nga ana tjetër “hiq dorë nga paratë”.
Mënyra më e thjesht për ta kuptuar këtë është analogjia me çipset e kazinove. A janë këto çipse një përditësim i parave që mund të marrësh prej tyre? Jo! Një çips kazinoje ka një funksion të kufizuar dhe mund të konvertohet në para vetëm te kazinoja që e ka lëshuar atë.
Shumë njerëz nuk e kuptojnë që paraja digjitale sot është e njëjtë me këto çipse kazinosh. Njësitë që shikon në llogaritë bankare janë çipse digjitale, që t’i tregon banka dhe përmes të cilave ti bën pagesa përmes kartave, apo aplikacioneve.
I gjithë ky sistem numrash transferohet sa andej-këtej, por në përfundim mbeten të varura nga paratë fizike. Kur shkon në një bankomat (ATM) për të tërhequr para fizike, në të vërtetë po i kërkon bankës që të të konvertojë çipset digjitale në para cash.
Nuk është e qartë nëse sistemi monetar digjital mund të ekzistojë pa paranë fizike. Çipset digjitale të premtojnë para, të cilat mund t’i tërheqësh nga bankomatet. Nëse hiqet kjo e drejt, pra e drejta për t’i tërhequr në para fizike, humbet krejtësisht kuptimi i parasë.
Paraja online varet nga aksesi që ka në sistemin më të gjerë bankar dhe mënyrës së funksionimit të këtij sistemi. Paraja fizike nuk humbet nga sulmet kibernetike, nga shkëputja e energjisë, nga shkëputja e internetit, nga avaritë e sistemeve.
Pranda, çdo shoqëri që do ta varet ekskluzivisht te platformat digjitale të drejtuara nga megainstitucionet financiare do të ketë probleme madhore. Nëse këto institucione bien offline, mund ta gjesh veten jashtë ekonomisë dhe në pamundësi për të shlyer pagesa, e siguruar deri edhe ushqimin e përditshëm.
Më kryesorja është se paraja fizike nxit decentralizimin e ekonomisë. Pagesa me karta, apo platforma online nxisin konsumatorët që të shpenzojnë larg bizneseve të vogla e familjare. Në SHBA, si shembull, pak dekada më parë ishte e normale që qytetarët të paguanin te dyqani i lagjesh, por sot norma është se njerëzit po transferojnë çipset digjitale te korporatat e mëdha, siç është Amazon.
Përfituesit e mëdhenj të shoqërisë pa para fizike përveç bankave dhe institucioneve financiare janë kompanitë e mëdha, që vijojnë të bëhen edhe më të mëdha të favorizuara nga nxitja e pagesave online, duke centralizuar ekonominë dhe centralizimi gjithmonë është një katastrofë.
Burimi Business Insider – Përshtati në shqip Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




