Nga Gazeta 'SI' - Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim për bankat e nivelit të dytë, me dyshimet se kanë abuzuar me pozitën e tyre dominuese.
Konkretisht, Konkurrenca dyshon për abuzime në përzgjedhjen e kompanisë së sigurimit nga vetë banka, kur ofrojnë një kredi.
Fillimisht, AK ka marrë një ankesë ku ka monitoruar tregun e sigurimit të jetës për kredi dhe vendosi të hapë hetim për mënyrën sesi bankat e nivelit të dytë procedojnë me ndarjen e këtij produkti.
“Pas vlerësimit të raportit të paraqitur nga sekretariati i konkurrencës u vlerësua se përqindja e ndarjes së tregut të sigurimit të jetës për kredi, nuk reflekton as afërsisht pjesën e tregut në total që secila nga shoqëritë e sigurimit të jetës zotëron ç’ka mund të jetë pasojë e sjelljeve përjashtuese me karakter antikonkurrues duke bërë që klientët (kredi marrësit) mos të jenë të lirë të zgjedhin sigurimin e jetës për kredi nga shoqëri sigurimi të përzgjedhura nga vetë ata”, thekson Autoriteti i Konkurrencës.
Sjellja e bankave në tregun e sigurimit të jetës për kredi mund të sjellë kufizim të konkurrencës.
Hetimi paraprak përfshin periudhën kohore nga 7 Nëntor 2021 deri në 7 Nëntor 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.